Elbasani mori një fitore shumë të rëndësishme, pasi mposhti Skënderbeun në transfertë me rezultatin 2-0.

Pas ndeshjes, trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic, u shfaq i prekur, pasi mposhti ish-skuadrën e tij. Gvozdenovic deklaroi se nuk ë

“Ishte shumë e vështirë për mua. Isha shumë i emocionuar. Jam gjysmë i kënaqur dhe gjysmë i mërzitur. Jam i lumtur, sepse fitorja ishte shumë e rëndësishme. Jam i mërzitur për Skënderbeun dhe situatën aty. Skënderbeu ka nevojë për pikët. Ishte e vështirë për mua. Edhe kur fola me lojtarët e Skënderbeut para ndeshjes, ndjeva diçka brenda. Kjo është puna. I uroj shumë suksese Skënderbeut në vazhdimësi”, u shpreh Gvozdenovic.  

Në krahun tjetër, trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka, deklaroi se e kishte menduar ndryshe skuadrën, ndërsa shtoi se gropa që ka gjetur është shumë e madhe.

“Nuk mund të ndjehesh mirë kur humb. Ishim përgatitur për të bërë diçka ndryshe. Goli i parë, ishte një gabim që duhet të kishim shmangur. Skuadra ka shumë probleme. Kam munduar të ndryshoj shumë gjëra gjatë kësaj kohe. Nuk po e gjej dot zgjidhjen. Do flas me presidentin dhe drejtorin për ta gjetur një zgjidhje. Dua një ndryshim të madh në këtë skuadër, jo në sensin e lojtarëve, por në përgatitjen psikologjike.

Nga jashtë e mendoja ndryshe Skënderbeun. E mendoja një skuadër me shumë cilësi. Gropa që kemi gjetur është shumë e madhe. Mesa duket gropa po na tërheq poshtë dhe nuk na lë të ngjitemi lart”, deklaroi Gjoka.

/tvklan.al