Blake Shelton dhe Gwen Stefani po presin me padurim dasmën e tyre këtë verë dhe janë tepër të lumtur që do të kenë të ftuar të pranishëm. 51-vjeçarja e ndau vetë në Instagram këtë lajm të bukur dy ditë më parë, duke treguar se kishte marrë një propozim me unazë diamanti.

Po, të lutem”, shkroi Stefani krahas fotos ku tregonte unazën dhe i dhuronte një puthje në buzë partnerit të saj.

Këngëtarët e njohur mesa duket e kanë dëshiruar këtë moment për shkak të pandemisë.

Që kur u fejuan, ata të dy kanë qenë të prerë se asnjë dasmë nuk do të ndodhë derisa të jetë e sigurt për familjen dhe miqtë që do të të marrin  pjesë. Gween ishte mërzitur në fillim të këtij viti kur dukej se nuk po i vinte fundi pandemisë. Ata do të martohen këtë verë”, tha një burim për revistën People.

Çifti u njoh në “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila përfundoi në dashuri. Gwen dhe Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahoma.

Klan News