Gwyneth Paltrow tregoi se ishte gati duke vdekur kur lindi vajzën e saj Apple, 17- vjeçe. Aktorja tregoi se pas komplikacioneve u dërgua menjëherë në spital për të kryer ndërhyrjen për lindje cezariane. Paltrow në atë kohë ishte e martuar me këngëtarin Chris Martin dhe këtë rrëfim e bëri për ndikimn e medias sociale në pozitivitetin e trupit.

Gwyneth gjithashtu tregoi se kjo procedurë e la me një shenjë të dukshme në trup dhe se kritikoi mediat sociale për krijimin e një imazhi joreal të trupit të femrave. Ajo tha: ‘Kam bërë dy ndërhyrje cezariane. Vajza ime ishte një emergjencë, ishte çmenduri, gati sa nuk vdiqëm. Nuk ishte mirë”.

Ajo shtoi: “Falë Zotit që nuk kishte Instagram kur unë linda fëmijën tim“./tvklan.al