Më në fund: Del traileri i serialit ‘H.O.T’ së shpejti në Tv Klan

Seriali i parë dhe i shumëpritur i Ermal Mamaqit, i titulluar “H.O.T” (Humans of Tirana), do të transmetohet së shpejti në ekranin e Tv Klan.

Lajmin e ka zbuluar vetë Ermali përmes një postimi ku ka ndarë me ndjekësit trailerin zyrtar me mbishkrimin: “H.O.T së shpejti në Tv Klan”.

Nga traileri shihet se “H.O.T” do t’i këtë të gjitha: romancë, humor, tradhti, puthje të nxehta, ëndrra por dhe sherre, intriga. 

Kujtojmë se seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjord Mezinin.

“H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si: Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi, Irgen Çela, Annais Lika, Klea Huta, Megi Pojani, Erblin Bajko, Amos Zaharia, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Gëzim Rudi etj.

Një serial që padyshim pritet të thyejë rekorde në shikueshmëri premierë vetëm në Tv Klan./tvklan.al