Te Borusia Dortmund e kanë vendosur çmimin e yllit të ekipit, Erling Haaland. Dhe klubi që mund ta marrë, duhet që të ketë drejtues të çmendur, nëse do të paguajnë shifrën prej 200 milionë Eurosh.

Këshilltari i merkatos, Matias Zamer, foli për të ardhmen e norvegjezit, që është ëndrra e ndaluar e shumë klubeve, mes të cilave edhe Chelsea.

 “Mendoj që Erling do të qëndrojë me ne. Ky është vullneti jonë. Por nëse më pas vjen një i çmendur dhe paguan 200 milionë Euro, si t’ua shpoejgoj unë aksionerëve se ne refuzuam një shifër të tillë? Ja përse nuk mund të jesh i sigurt”.

“Blutë” e Londrës prej kohësh për përpiqen që të sjellin në “Stamford Bridge” Haalandin.

Presidenti Roman Abramoviç është gati që të paguajë 175 milionë euro për kartonin e tij, sipas mediave angleze. Por vetë lojtari sqaroi se lajmet për tranferimin e tij në Londër janë thjesht zëra.

Klan News