Në renditjen e Topit të Artë mbeti jashtë 10 pozicioneve të para, por Erling Hëland mbetet sulmuesi më i kërkuar në qarkullim. Norvegjezi, i cili ka një kontratë që skadon në 2024 duket se do të largohet nga Borusia Dortmund para këtij afati.

E kjo situatë, sipas ‘Cadena Ser’ do të shfrytëzohet në maksimum nga klubi gjerman, i cili përveçse dëshiron 75 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit, skuadra që e kërkon duhet të paguajë edhe 60 milionë euro të tjera, që do shkojë në formë komisioni.

Interes për futbollistin ka nga shumë skuadra, por tashmë mediat pranojnë se shumë afër shërbimeve të tij gjendet Mançester Junajtid. Ulja në stol e trajnerit gjerman, Ralf Ragnik besohet se avantazhon skuadrën angleze. Në garë për shërbimet e tij janë edhe Liverpul e Real Madrid, të cilat deri më tani nuk kanë arritur që të konkretizojnë një ofertë zyrtare për lojtarin.

Klan News