Norvegjezi merr çmimin e gazetës “Tuttosport”

Erling Haaland është futbollisti më i mirë i ri europian për vitin 2020, ose ndryshe i njohur si ‘Golden Boy’. Çmimi që jepet nga sportivja italiane “Tuttosport” i shkoi sulmuesit norvegjez, i cili aktivizohet me Borussia Dortmund.

Ky vlerësim jepet për futbollistët nën 21 vjeç, të cilët janë pjesë e ligave më të rëndësishme të kontinentit. Haaland e meritoi këtë çmim pas paraqitjes së shkëlqyer me skuadrën gjermane.

20-vjeçari la pas yje të tjerë të futbollit europian si Ansu Fati i Barcelona apo Alphonso Davies i Bayern Munchen.

Në këtë listë të “Tuttosport” ishin 20 futbollistët më të spikatur të vitit të përzgjedhur nga gazetarët disa prej mediave më të rëndësishme sportive në kontinent.

Tv Klan