Shifrat tregojnë se norvegjezi është me rezultativ se ylli argjentinas dhe ai portugez, kur kanë qenë 21-vjeçare

Blerja e re e Manchester City, Erling Haland befason në shifra! Muajin e ardhshëm ai mbush 22 vjeç, por në këtë moshë ka bërë më mirë përpara porte se yjet e futbollit Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Sergio Aguero.

Në total, norvegjezi ka luajtur 182 ndeshje klubesh, ku ka realizuar 135 gola, e ka një raport  0.74 gola të shënuar për takime të luajtura.

Karrierën profesionale sulmuesi e nisi në moshën 15-vjeçare te klubi norvegjez i Brynes, e më pas u transferua te Molde.

U ble nga austriakët e Red Bull Salzburgut në 2018, e pastaj firmosi me Dortmundin, ku luajti për 2.5 vite.

Por Haland është kthyer në një makineri golash.

Nëse vazhdon me të tillë ritëm, atëherë do të bëjë më mirë se ikonat e futbollit, Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, në moshën 21-vjeçare kishte një raport gola të shënuar/ndeshje të luajtura prej 0.47, ndërsa Cristiano Ronaldo vetëm 0.23.

Edhe golashënuesi më i mirë i “qytetarëve” në moshën 21-vjeçare, ka qenë larg shifrave të norvegjezit, me vetëm 0.4 gola të shënuar për ndeshje.

Klan News