Talenti kërkohej nga shumë ekipe në Europë

Borussia Dortmund afroi norvegjezin Erling Haaland nga Salzburg. Talenti firmosi një marrëveshje prej 4 vitesh e gjysmë, duke zgjedhur Bundesliga kampionatin për të vijuar karrierën e tij.

19-vjeçari kërkohej nga shumë ekipe në Europë në Angli, Spanjë, Itali apo Gjermani, por preferoi Dortmund, ku drejtuesit e vlerësojnë si një futbollist fizike dhe teknike të admirueshme.

“Përshëndetje tifozë të Borussia Dortmund. Mezi pres t’i bashkohem këtij klubi fantastik. Shihemi vitin e ardhshëm”, tha Haaland.

Erling Haaland do t’i bashkohet skuadrës së re më 3 Janar, përpara se të niset në Spanjë për fazën përgatitore. Për Haaland u shpenzuan rreth 20 milionë euro. Sulmuesi i ri befasoi në gjysmën e parë të sezonit duke shënuar 16 gola në kampionatin austriak dhe 8 në grupet e Champions League.

Tv Klan