Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland duket se nuk është i kënaqur me situatën që po kalon klubi i Borussia Dortmund dhe ka filluar të shfaqë pakënaqësi.

Haaland po kërkon ndryshime të menjëhershme dhe ia ka bërë të qartë Dortmundit se nëse nuk do të arrijnë të kualifikohen në Champions League, atëherë ai do të largohet nga skuadra.

Lojtari ka dhënë sinjale te agjenti i tij për t’i gjetur një klub të ri, pas dështimit në të shtunën e javës së kaluar, kur morën barazimin.

Dortmundi renditet aktualisht në vendin e pestë, në një kohë që kualifikimi për në garën më të madhe për klube në Europë po bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Ndërkohë Haaland është lojtari i momentit të Dortmund, ku ka shënuar 21 gola në këtë sezon dhe së bashku me Kylian Mbappen konsiderohen si sulmuesit më të mirë aktualisht.

Klan News