Shënon golin e 50-të në po aq ndeshje

Erling Haaland nuk humbi kohë dhe u kthye si normalisht në shërbim të Borussia Dortmund duke gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë pas dëmtimit. Norvegjezi theu edhe një rekord në Bundesaliga.

Goli i tij ishte i 50 në po aq ndeshje në këtë kampionat. Asnjë lojtar nuk ka mundur të shënojë këtë numër golash në kaq pak kohë sa 21-vjeçari.

Norvegjezi u rikthye në fushë si zëvendësues në ndeshjen ndaj Wolfsburg. Atij iu deshën mëe pak se 10 minuta për të shënuar dhe Borussia fitoi 3-1.

Këtë sezon Haaland ka shënuar 7 gola në 10 ndeshje. Ai është në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve. Lewandowski në të parin me 14 gola.

Tv Klan