Ambasadorja Yuri Kim ka qenë e pranishme në një prej stërvitjeve ushtarake që po zhvillohet mes ushtrisë amerikane dhe shqiptare në Bizë. Ambasadorja ka dashur që përveç se të shohë edhe të prekë armatimet e ushtrisë.

Siç duket në foto, ajo ka provuar mitralozin ku ka marrë gati pozicionin për të qëlluar. Po ashtu ajo ka provuar të qëllojë edhe me pistoletë.  Në të dyja momentet ambasadorja shoqërohej nga ushtarë amerikanë.

Kim ndodhej në Bizë së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi. Kujtojmë që në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor është duke u zhvilluar stërvitja më e madhe ushtarake e quajtur “Deffender Europe 21”./tvklan.al