Habit Bashkimi: Gruaja më futi në burg për dhunë psikologjike sepse i thoja mos tako lavatriçen…

Habit Bashkimi: Gruaja më futi në burg për dhunë psikologjike sepse i thoja mos tako lavatriçen…

19:20 15/11/2020

Dy shokë burgu kanë qenë sot përballë në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare. Ata janë njohur në burg, por tani Fatmiri i kërkon 10 milionët borxh që Bashkimi ia mori për të rregulluar shtëpinë. Bashkimi tregon se është futur dy herë në burg sepse e denonconte gruaja për dhunë, por në të vërtetë ai nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj as fizikisht dhe as psikologjikisht.

Eni Çobani: Ju jeni futur brenda për dhunë në famije dhe ju thatë që mua më kanë futur për dhunë psikologjike sepse nuk e ke rrahur, por i ke bërë dhunë psikologjike. Ku konsiston dhuna psikologjike se ju keni qenë në gjyq, e keni dëgjuar. Çfarë i keni bërë ish-zonjës tënde?

Bashkimi: Asnjë gjë, e kam ndaluar  të mos takojë lavatriçen.

Eni Çobani: Juve u ndatë, gruaja qëndroi në shtëpi dhe më pas ajo denoncoi për dhunë. Tani keni qenë i dhunuar apo ka qenë zonja e dhunuar?

Bashkimi: Ajo më ka bërë dhunë ekonomike.

Ardit Gjebrea: Si bëhet kjo?

Bashkimi: Ajo e ka tërë ekonomikë në dorë, unë bëra dhunë, nuk e kuptoj. Ajo ka në emrin e saj të tërë gjakun tim që kam punuar në Greqi. Unë nuk i kisha dokumentat e rregulla dhe të gjitha të ardhurat shkonin në emrin e zonjës. Në fund pasi mori divorcin thotë po bën dhunë në familje. Unë i bëj dhunë se i them mos tako lavatriçen se ti nuk paguan ujë dhe korrent, ti i ke lekët, unë nuk kam lekë. Unë kam 5 vite që kam dalë në pension dhe marr vetëm 120 mijë lekë.

Bashkimi ka treguar se pas divorcit gjykata i ka lënë të jetojnë sërisht tek e njejta shtëpi nga ku kanë lindur dhe problemet dhe sherret mes tyre. Kështu gruaja e ka denoncuar atë për dhunë psikologjike gjë që Bashkimi nuk e pranon dhe thotë se nuk ka asnjë fakt që ai të ketë ushtruar asnjë lloj dhune. /tvklan.al





Të ngjashme