Ermal Mamaqi rikthehet sërish në kinema, me një sukses të garantuar. Filmi i zhanrit komedi, “Dy Gisht Mjaltë 2”, vjen për të na shkundur së qeshuri edhe një herë tjetër, pas 5 vitesh. Me një kast aktorësh të mrekullueshëm, filmi kishte premierën në datën 14 shkurt, që njihet edhe si dita e të dashuruarve.

Në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, Ermali tregon edhe për bashkëpunimin me këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, e cila siç duket, në fillim nuk e ka pritur aq mirë skenarin, por e ka dashuruar gjatë rrugës.

Orinda Huta: Në cilin moment të projektit u fut Elvana?

Ermal Mamaqi: Elvana u përfshi, sigurisht, në momentin pasi mbaron skenari. Ia kalova njëherë ta lexonte, edhe të them të drejtën, hera e parë që e lexoi, nuk e pëlqeu fare: “Mirë interesant, por është ndryshe”.

Orinda Huta: Çfarë ndodhi me ty në atë moment?

Ermal Mamaqi: Unë kështu: “Okej, okej të kuptoj”. E përtypi pastaj dhe, mendoj se…

Orinda Huta: E pëlqeu rrugës?

Ermal Mamaqi: I pëlqeu dhe e përmirësoi rrugës. Elvana ka një lloj, si të thuash, pune në terren. Vendos shumë mish në këtë kockën që vendosim ne, të skenarit. /tvklan.al