Në emisionin e Rudinës në Tv Klan, është trajtuar një temë mjaft interesante “çfarë pëlqejnë gratë tek një burrë apo anasjelltas”. Të gjithë kemi diçka që na terheq kur shikojmë dikë. Mund të jetë vetë pamë fizike, por dhe mënyra e të komunikuarit, apo gjuha e trupit.

Në studio kanë qenë të ftuar kuzhinieri i njohur Arvi Kita, doktoreshë Lida Hoxha dhe gazetari Flavio Qarri.  Flavio ka shprehur mendimin e tij në lidhje me femrat dhe thotë se ai i ndan ato në dy kategori, vajzën që do e ketë partnere për gjithë jetën dhe që do krijojë familje dhe femrat që i shikon nga vithet, gjoksi, buzët etj për të kryerë marrëdhënie seksuale.

Rudina Magjistari: Meqë jemi tek buzët dhe tek mollëzat, është e vërtetë që ju shikoni në radhë të parë këtë pjesë tek fiziku i një gruaje?

Flavio Qarri: Mollëzat nuk i kam parë që në kohë avangarde me thënë të drejtën, pak më poshtë edhe… Por unë kam një bindje tjetër që ka vetëm dy lloj femrash që meshkujt kanë qejf  në jetën e tyre. Është ajo femra që është dashuria e tyre që të plotëson dhe që krijon familje dhe është çdo femër tjetër e cila bie dakort për një ndërveprim seksual me këtë mashkull.

Rudina Magjistari: Si e përcakton ti se është kjo vajza me të cilën do kaloj jetën dhe si e ndan me të tjerat?

Flavio Qarri: Këtu është shumë e thjeshtë gjëja pastaj për meshkujt (qesh). Femra që është ndryshe nga vajzat e tjera është sigurisht dikush që ka ndërveprimin kimik që nuk e gjen me askënd tjetër dhe sigurisht në të njëjtën kohë plotëson edhe disa kushte që janë socialisht të pranueshme, shoqërisht dhe strukturakisht edhe për familjen tonë, edhe për shoqërinë tonë etj.

Simpatia është gjithmonë një lidhje e mirë, por nuk është opsioni i vetëm kur vjen puna tek marrëdhëniet. Nëse nisemi nga premisat se gjithçka është dashuria tek marrëdhënia mes një gruaje dhe burri, normalisht që ka një arsyetim kimik që nuk i përgjigjet asnjë lloj konveksioni  social, pra nuk ka rëndësi as puna, as pamja që ka, as veshja që ka, apo është thjesht mënyra se si na bën tjetri të ndihemi dhe projeksioni jonë se si do na bëjë të ndihemi për një kohë të gjatë. Këtu hyjnë meshkujt që e kanë trurin pak më ndryshe nga vajzat dhe përveç kësaj është një botë me vajza të cilat mund t’i gjykojmë nga vithet, nga gjoksi, nga buzët, ndonjëherë po të jemi në humor shohim dhe mollëzat. /tvklan.al