Supermodelja Gigi Hadid dhe Zayn Malik habitën fansat me rikthimin e tyre sëbashku, pothuajse dy vjet pas ndarjes.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, për revistën “I-D”,  Gigi u shpreh se ajo është duke menduar të krijojë një familje me këngëtarin dhe mezi po pret të ardhmen e saj larg modelingut.

“Unë mendoj se po rritem, edhe një ditë do të krijoj një familje dhe nuk e di nëse do të jem gjithmonë modele. Unë e dua anën krijuese të modës, është kaq përmbushëse. Njerëzit me të cilët punoj më bëjnë shumë të lumtur, jam me fat që jam rreth tyre. Por kush e di? Ndoshta do t’i angazhohem gatimit me kohë të plotë”.

Siç duket, modelja është duke u përgatitur për një të ardhme larg vëmendjes mediatike./tvklan.al