I ftuar në emisonin Rudina në Tv Klan ka qenë reperi i njohur nga Kosova Gold Ag. Ai ka rrëfyer më shumë për jetën e tij private dhe profesionale. Një gjë që nuk e ka ditur askush më parë është që ai ka punuar që në moshë shumë të vogël, saktësisht në klasën 7-të ai filloi të merreshe me fjalëkryqe nëpër gazeta ditore në Kosovë dhe kjo ka zgjatur rreth 15 vite.

Rudina Magjistari: Cila ka qenë puna jote e parë që ke marrë edhe rrogën e parë?

Gold Ag: Puna ime e parë që kam punuar për 15 vite kanë qenë fjalëkryqen nëpër gazeta ditore jo mujore. Dy gazeta ditore i kam mbajtur për 12 vjet. Pra për 15 vite kam punuar me fjalëkryqe. Në klasën e shtatë në shkollën fillore kam botuar në Gazetën Koha Ditore që është në Kosovë, kam botuar fjalëkryqe, ka qenë kohë lufte dhe as kompjuter nuk kam pasur. I bëja me dorë dhe ja dorëzoja dhe ata i botonin. Për mua ishte nder që emri im dilte në gazetë, nuk i kisha problem lekët, por emrin. Pastaj me atë gazetë mund të kisha edhe punë të tjera, isha shumë i vogël. /tvklan.al