Ish-deputetja serbe Rada Trajkoviç përmes një postimi në Twitter ka shprehur vlerësimin e madh që ka për këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipën. Ky postim ka ardhur pasi Dua ka shënuar rekordin e ri me 153 milionë këngë të shitura në të gjithë botën, duke e bërë atë si artisten me këngët më të shitura në botë.

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj femre. Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një Kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të bashkohet, e jo të na ndajë”, ka shkruar ish-deputetja. /tvklan.al