Ajo është ndër këngëtaret më të njohura shqiptare që me muzikën e saj ka rrëmbyer zemrat e publikut. Bëhet fjalë për Flaka Krelanin, e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë ves kur ka qenë e vogël, këngëtarja i habiti të gjithë teksa tha se kur ishte fëmijë pëlqente të hante barutin e shkrepëseve. “Më pëlqente shumë shija e tyre dhe i haja”, u shpreh ajo.

Ermal Mamaqi: Ti Flaka kur ke qenë e vogël ke pasur ndonjë ves?

Flaka Krelani: Mua më pëlqente të haja shkrepëset, më pëlqente shumë shija dhe i haja.

Ermal Mamaqi: Më çfarë i haje apo shtroje bukën me barut? Ti haje shkopin apo barutin?

Flaka Krelani: Baruti, ai më pëlqente.

Ermal Mamaqi: Ka një arsye se përse e ka emrin Flaka, sepse hante barut.

Flaka Krelani: S’më ka shkuar mendja.

Ermal Mamaqi: Imagjinoni Flakën që ha barut./tvklan.al