Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max ka arritur një sukses të madh në fushën e muzikës. Këngët e saj bëhen hit sa publikohen dhe pëlqehen nga e gjithë bota. Ajo ka kapur dhe vendet e para në top lista.

Së fundi Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci ka bërë një intervistë për “Forbers” ku ka shprehet se ajo tregohet shumë feministe në këngët e saj madje e bën një himn femëror sepse i urren të gjithë ish-të dashurit e saj.

“Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror. Ky është problemi. Nuk e di në se kjo përbën problem për disa. Mund të jetë për disa njerëz. Nuk është për mua. Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi”, u shpreh ajo. /tvklan.al