Mbrëmjen e djeshme, vëmendja e tapetit të kuq në Kanë u vodh nga një burrë i cili ulur në gjunjë i propozoi të dashurës së tij për martesë. Por kush janë çifti që u kthyen në qendrën e vëmendjes së paparacëve?

Bëhet fjalë për Milos Kant, një milioner grek dhe Marguerite Aranha, 25-vjeçe, një yll i reality show-t në Portugali. Ata filluan të shoqëroheshin në 15 Prill, pasi u njohën në një klub striptizmi në Luzernë, i cili është në pronësi të Milos Kant.

Edhe pse kanë qenë në qendër të kritikave, Marguerite u kundërpërgjigj përmes një postimi ku shkruan: “Dashuri pa çmenduri, nuk është dashuri.”

Klan Plus