Nuk janë të pakta rastet kur djemtë shqiptarë kanë bërë për vete vajza të huaja. Më i fundit është shembulli i Ervin Elezit që u soll këtë të premte në emisionin “Rudina” në Tv Klan. I riu nga Tirana jeton prej shumë vitesh në New York punon si menaxher i një hoteli.

Ai është fejuar me një vajzë nga Republika Domenikane, e cila është ndër të tjera edhe modele. Nidia Lorena Sanchez, 24 vjeçe, ka disa tituj në kompeticionet e bukurisë.

Çifti është njohur më shumë se dy vjet më parë, ndërsa vitin e ardhshëm duan që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Po ku do të jetojë çifti pas celebrimit?

Për 38-vjeçarin Elezi, përgjigja ishte padiskutim New York-u. Ndërkohë, modelja domenikane ka habitur me përgjigjen.

“Do të më pëlqente në Shqipëri. Shpresoj që shumë shpejt të vij në Shqipëri”, tha Sanchez.

I riu shqiptar dhe Miss-i nga Republika Deomentikane nuk janë takuar prej 4 muajsh për shkak të pandemisë. Megjithatë ata kanë rrëfyer se dashuria për njëri-tjetrin veçse është shtuar gjatë kësaj kohe./tvklan.al