Habit modelja: Turpërohem nga madhësia e gjoksit



Habit modelja: Turpërohem nga madhësia e gjoksit

14:57 27/05/2020

Një vajzë në Rusi thotë se madhësia e gjokseve e bën të turpërohet kur ecën në rrugë. Ajo pretendon se i ka natyrale dhe nuk ka bërë asnjëherë ndërhyrje.

Anastasiya Berthier shprehet se kur ka qenë e vogël, të gjithë e tallnin për shkak të peshës.

Talljet sipas saj u shtuan në verën e 2006-s kur papritur filloi t’i rritej madhësia e gjoksit. Edhe në gjimnaz vazhdoi e njëjta sjellje nga ana e njerëzve, të cilët kthenin kokën sa herë që kalonte në rrugë.

Por vetëbesimin tek vetja, ajo e fitoi në vitin 2017, kur një çift fotografësh e pëlqyen dhe aty filloi karrierën e modelingut.

Ajo pozon me të brendshme dhe ky fakt e ka bërë ta kuptojë jetën ndryshe dhe të ndihet e lumtur.

Anastasiya numëron tashmë mbi 1 milionë ndjekës në dy llogari në Instagram.

“Linda në një familje artistësh. Gjoksi mu rrit shumë gjatë një vere. Trupi u zhvillua shumë shpejt rreth moshës 14 vjeçare e kur u ktheva në shkallë të gjithë u mahnitën. Që nga ai moment jeta ime ndryshoi dhe fillova të merrja komente negative nga adoleshentë të tjerë”, ka treguar ndër të tjera ajo./tvklan.al



Të ngjashme