Studimi i ri tregon se katër filxhanë kafe në ditë mund të ndihmojnë njerëzit që përpiqen të humbin peshë. Gjetjet, të publikuara në “American Journal of Clinical Nutrition”, përmbajnë një studim 24-javor që shqyrtoi efektet e konsumit të kafesë tek 126 burra dhe gra mbipeshë në Singapor.

Fillimisht, studiuesit donin të zbulonin nëse kafeja ndihmonte në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2 duke kufizuar rrezikun e zhvillimit të rezistencës ndaj insulinës, e cila mund të çojë në rritje të larta të sheqerit në gjak dhe, për rrjedhojë, në diabetin.

Rezultoi se ata nuk gjetën asnjë provë që kafeja ka një efekt të tillë mbrojtës, por gjetën një efekt tjetër, të papritur: njerëzit që pinin katër filxhanë kafe në ditë për gjashtë muaj, përjetuan një reduktim prej gati 4% të yndyrës totale të trupit.

Shkencëtarët besojnë se humbja e yndyrës së vërejtur nuk ishte për shkak të ndryshimeve në stilin e jetës si dieta dhe ushtrimet, por nga kafeja, si rezultat i një “përgjigjeje metabolike” në të cilën kafeina nxiti procesin metabolik të njerëzve që pinin kafe.

“Rezultati përfundimtar i këtij procesi është djegia e më shumë kalorive dhe një rënie e dukshme e niveleve të yndyrës në trup”, tha autori i studimit Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Harvardit, Dr. Derrick Johnston Alpert.

Pra, a mund të shkaktojë ndonjë rrezik pirja e katër filxhanëve kafe në ditë për një periudhë të gjatë kohore? Eksperti beson se jo, bazuar në hulumtimet e mëparshme që kanë treguar se ky nivel i konsumimit të kafesë është brenda kufijve normalë aktualë.

Shkencëtarët e tjerë, megjithatë, nuk duken aq të sigurt për sigurinë e pirjes së këtyre niveleve të kafesë çdo ditë, duke përmendur kufizimet që lidhen me këtë studim gjithashtu, siç është fakti se eksperimenti zgjati vetëm gjashtë muaj dhe se të gjithë pjesëmarrësit vinin nga vende të ndryshme të Azisë Lindore.

Për këtë arsye, të gjithë ekspertët pajtohen se nevojiten më shumë kërkime dhe prova shtesë me vlerësime më gjithëpërfshirëse të përbërjes së trupit për të konfirmuar gjetjet e hulumtimit aktual dhe, nga ana tjetër, për të qenë në gjendje të deklarojnë tani me besim se kafeja mund të zvogëlojë yndyrën në trup./tvklan.al