Shpesh herë kemi dëgjuar të flitet për metoda, apo formula për zgjedhjen e gjinisë së bebes në momentin e ngjizjes. Por ekzistojnë dhe mite, apo formula të tjera që pas ngjizjes së fëmijës prindërit që janë kuriozë të zbulojnë gjininë e bebes të tyre.

Në lidhje me këtë temë, këtë të shtunë tek Rudina ishin të ftuara dy gra shtatzëna, Frensi Muça dhe Alba Baholli, gjinekologia Mimoza Keta dhe mjeku alternativ, Ylli Merja.

Ylli Merja, i cili bëri llogaritë e tij në bazë të formulës zbuloi gjininë e stilistes Frensi Muça, duke u nisur nga data e saj e lindjes, data e lindjes e bashkëshortit të saj dhe data e ngjizjes së bebes që pritet të lindë.

Rudina: Atëherë, cili është rezultati?

Ylli Merja: Mars 2018-Mars 2019, burri është i predispozuar për djalë…Nëse do të kishte mbetur shtatzënë deri në Prill të vitit 2019, do të ishte djalë pa diskutim. Tani, fuqia e burrit është duke rënë, sepse po kalon një vit e gjysmë dhe jemi në fundin e vitit 2020, kur burri është i predispozuar për djalë. Pra në këtë rast, mbi 60 për qind kjo është vajzë.

Rudina: Dhe Frensi çfarë e ke ti?

Frensi Muça: Ta themi? Është vajzë.

Rudina: Si e shpjegoi që ai qëlloi në të?

Mimoza Keta: Ai nuk qëlloi fare në të, ai gjeti një 60 përqindësh. 50 përqind me 50 përqind është normale, edhe unë i them e ke vajzë pa bërë formulë fare. /tvklan.al