Zhaklina Lekatari ka qenë pjesë e panelit në emisinonin “Historia ime” në Tv Klan me Pastorin Akil Pano dhe sociologun Gëzim Tushi. Ata kanë diskutuar rreth një teme mjaft të rëndësishme, për martesën si insititucion, si koncept duke u ndalur edhe në faza të ndryshme të evolimit të saj.

Zhaklina Lekatari: Unë jam rritur në një familje shumë liberale. Nuk më ka thënë askush që fëmijë se ti duhet të martohesh, të bësh fëmijë etj. Synimi kryesor i tyre ishte që ti duhet të shkollohesh dhe duhet të bëhesh e zonja e vetes. E rëndësishme është që ti të marrësh një të nivelit tënd, por nëse ti nuk do të marrësh askënd, mos merr. Ndonëse unë jam rritur në një mjedis shumë katolik, shumë tradicional askush nuk më ka bërë të besoj tek fustani i bardhë.

Mirela Milori: Do martoheshe ndonjëherë?

Zhaklina Lekatari: Jo, nuk besoj. Sigurisht që unë kam qejf që të kem një partner, do më pëlqente të kisha një partneritet të suksesshëm dhe afatgjatë, por jo domosdoshmërisht do doja të martohesha. Nuk e kam pasur ëndërr dhe vazhdoj të mos e kem ëndërr.

Gëzim Tushi: Një pjesë e madhe e gocave i kuptojnë këto ndrydhjet apo ngërçet e martesës dhe ato thonë sa të hyjmë në një martesë që të marr një mashkull dembel, parazit, të dhunshëm, xheloz i cili do më privojë nga liritë dhe nga të drejtat dhe vendos që të rrijë vetëm. Gjen justifikime të tilla, bën shkolla, bën mastera, doktoratura vetëm që ta shtyje ose të mos e bëjë fare martesën. /tvklan.al