Projektet arkitektonike të realizuar, por edhe në proces, nga studiot më të mira në vend. Një hapësirë për të njohur nga afër procesin e dizajnit dhe të projektimit të strukturave me karaktere të ndryshme. Njëkohësisht, edhe procese të transaksioneve imobiliare, duke vënë fokusin kryesisht tek banesa. Një program nga Qazim Strazimiri.

Habitus ne episodin e tij te pare, sjell para publikut nje prone ne rrethinat e Tiranes e cila ka ngjallur interesin e nje klienti bleres per te investuar tek ajo me qellim realizimin e nje biznesi sic eshte agroturizmi. Paralelisht ne kete episod trajtohet procesi i projektimit te nje resorti me karakter agroturizmin, i cili do te implementohet ne krahinen e Dumrese, perreth Liqenit te Kuq. Restaurimi i disa godinave dhe projektimi i nje hoteli ne vijen bregdetare te Golemit, interpretohen nga arkitekti Klodjan Xhexhi i cili na shoqeron me rrefimin e tij per kete pervoje, nga faza fillestare e projektit deri ne realizimin perfundimtar te tyre.

Saimir Xhelili dhe Klodian Xhexhi te intervistuarit