Të njohur si miqtë më i mirë të njerëzve, qentë janë të njohur për besnikërinë e tyre ndaj të zotëve.

Një dëshmi e kësaj marrëdhënie është ky qen besnik në Rusi, i cili prej më shumë se një viti qëndron në të ftohtin e acartë siberian me temperatura -50 gradë, me shpresën se i zoti i tij të kthehet.

Ky i fundit kishte humbur jetën në vjeshtën e 2014, në një aksident me makinë.

qeni 2

I njohur si “Hachiko siberian”, emër i frymëzuar nga qeni japonez që priti për vite të tërë kthimin e të zotit në stacionin e trenit, fillimisht njerëzit mendonin se ishte një qen rruge, ndërkohë që ishte shfaqur në anë të autostradës, pas një aksidenti me makinë.

qeni si haci

Kur njerëzit të cilëve u vinte keq për të u përpoqën që ta kapnin, ai nuk pranoi. Dashamirësit e kafshëve, filluan ta ushqenin dhe madje vendosën dhe një kolibe në anë të rrugë së Berkut, një zonë në rajonin e Tyumen Oblast, në Rusi.

Edhe pas përpjekjeve për ta vendosur në një strehës për kafshët, qeni vijonte të kthehej në anë të rrugës, duke pritur të zotin.

Aktivistët e kafshëve në këtë zonë, thonë se qeni nuk i beson askujt dhe se ai pret vetëm të zotin të kthehet. Ata i kanë këshilluar njerëzit që të mos i afrohen, sepse kanë frikë mos ai largohet me vrap dhe mund të përfundojë në rrotat e makinave.

Ndërkohë që ka nisur një fushatë e vërtëtë për gjetjen e një shtëpie për të strehuar qenin/tvklan.al