Askush nuk mund t’i shpëtojë sulmeve të hacker-save, as Mark Zuckerberg.

Sipas faqes Engadget, të gjithë profilet e tij në rrjetet sociale janë dhunuar nga sulmet, sepse si duket krijuesi i Facebook ka përdorur të njëjtin password në disa adresa, ashtu si bëjnë shumë prej nesh.

Madje kjo e fundit ka qenë dhe shumë e thjeshtë, vetëm “dadada”.

Password-i i tij është marrë nga databaza e vjedhur  nga të dhënat e mbi 100 milion profilesh në LinkedIn, që janë grabitur në vitin 2012, por që vetëm tani janë bërë publike.

Hacker-sat e njohur me emërtimin “OurMine”, kanë hyrë në profilet e Zuckerberg në Instagram, Twitter, LinkedIn dhe Pinterest.

Madje në profilin e tij në Twitter ata janë argëtuar duke shkruajtur, “Hej ishe në databazën e LinkedIn me passwordi-n ‘dadada”.

Por mesa duket hacker-sat nuk kanë arritur që të thyejnë sigurinë në profilin e tij në Facebook.

Pas disa orësh çdo gjë është fshirë.

Sipas specialistëve ky episod ngjason me atë që i ka ndodhur dhe këngëtares Katy Perry, e cila ka më shumë ndjekës se Obama dhe Papa ne Twitter./tvklan.al