Gjykata Speciale ia mohoi praninë në ceremoninë e lamtumirës e babait të tij, por pas tre ditësh i dha leje që të vizitonte varrin ku prehet Haxhi Thaçi.

I shoqëruar nga forcat speciale te Eulex ish-presidenti i Kosoves mbërriti në fshatin Burojë.

Përpara varrit ku prehet babai i tij ka qëndruar për 15 minuta. Teksa ka vendosur kurorën me një dedikim të veçantë.

“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”

Nga larg dhjetëra qytetare prisnin të peërshëndetin ish-Presidentit. Ata shprehin pakenaqësinë për padrejtesinë që i bëri Haga në mos lejimin në ceremoninë e varrimit.

“U ndihme shumë keq është një ndjenjë jashtëzakonisht e rëndë, një padrejtësi.”

Në masa të rrepta sigurie, Thaçi ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë për të takuar familjarët veçmas neënën e motrën. Teksa ndaras do teë prese edhe familjarët e tjerë.

Mësohet se ish-presidenti do të qëndroje dy ditë në Kosovë, dhe nëse kjo i lejohet ai gjatë natës do të qëndrojë në selinë e EULEX it. 

Tv Klan