“Dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë”

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, është në fund të mandatit. Por, ka arritur në Serbi për të diskutuar edhe një herë për politikën në Ballkan. Ai ka theksuar se është shumë e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të ulen në tavolinën e bisedimeve për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Ai ka theksuar se kjo pritet të ndodh pasi të jetë qartësuar situata politike në Kosovë me zgjedhje. Progresi do të vlerësohet ashtu siç shpreson çeljen e negociatave për Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë.

Johanes Hahn, Komisioneri i BE-së: Nuk ka arsye për të humbur kohë dhe shpresoj të ndodh brenda shtatorit sic është paralajmëruar. Pa progress dhe një zgjidhje të qëndrueshme nuk mund të bëjmë asgjë. Progresi duhet vlerësuar siç është rasti I Maqedonisë veriore dhe shpresoj që jepet një dritë jeshile sikurse edhe për Shqipërinë që të hapin negociatat ashtu sic kemi bërë me Serbinë dhe Malin e Zi.

Serbia, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, shpreson që Kosova do të rishqyrtoj disa vendime të sajat dhe se do të mund të kthehen sërish bisedimet. Sipas saj, pasojat e mungesës së tij vërehen dhe bashkëpunimi rajonal është e vetmja mënyrë për progres për qytetarët.

Ana Brnabiç, Kryeministre e Serbisë: Ne do ti përgjigjemi çdo nisme në të cilën jemi të ftuar do të jemi aty dhe do të japim masazhe pozitive për bashkëpunim të mëtejmë dhe ripajtimin e popullit shqiptar dhe serb.

Hahn ka takuar edhe presidentin Vuçiç në një takim jashtë publikut, kurse pavarësisht pozitave të reja që mund të ketë, ai do të angazhohet për Ballkanin sikurse edhe strukturat e ardhshme të BE-së.

Tv Klan