Komisioni Europian synon çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Qershor, e të mos e shtyjë për në vjeshtë. Konfirmimi vjen nga komisioneri për zgjerim Johannes Hahn, i cili thotë se Shqipëria duhet shpërblyer për reformën në drejtësi.

“Jam i përqendruar për të siguruar një vendim përpara verës, sepse ky ka qenë gjithmonë qëllimi ynë. Do të paraqesim raportin tonë vjetor për dy javë, ku me siguri do të japim një rekomandim pozitiv për të dyja vendet”.

I pyetur nga Radio Europa e Lire  për kërkesën e mundshme të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët, komisioneri Hahn iu referua shifrave krahasuar me emigrantët nga vendet e tjera.

“Unë mendoi se këto shifra, në krahasim numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilët udhëtojnë në këtë vend, janë shumë të vogla. Sidoqoftë, u kam komunikuar edhe autoriteteve shqiptare se ata duhet të informojnë popullin se nuk kanë mundësi konfirmimi në këto vende. Nuk ka të dhëna për nisma nga vendet anëtarë për të pezulluar liberalizimin e vizave për Shqipërinë”.

Progres-raporti për Shqipërinë do të publikohet më 29 Maj, 3 ditë pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Tv Klan