Justin Bieber dhe Hailey Baldwin që nga fillimi i izolimit kanë realizuar një seri videosh në Instagram për fansat e tyre.

Në videon e fundit, Hailey tregon si e përjetoi ndarjen e tyre në vitin 2016.

Modelja u shpreh se pas ndarjes së tyre, nuk e kishte pasur aspak të lehtë, por vendosi të fokusohej tek vetja dhe jo tek një marrëdhënie e re për të mbushur zbrazëtinë.

Unë nuk provova të filloja një marrëdhënie tjetër, por bëra gjëra të tjera për të shpërqëndruar veten. Flisja ose dilja me njerëz, por nuk kërkova për dikë që të zinte vendin tënd, apo të filloja një marrëdhënie tjetër për të mbushur zbrazëtinë. E lejova veten të ndjeja ato emocione. Është e dhimbshme kur ti humbet dikë që do. Kur kthehem pas në kohë mendoj që ishte mirë që ne u ndamë sepse patëm kohë për t’u marrë me veten dhe karrierën tonë”. /tvklan.al