Hailey Bieber “kërcënon” Selenën pas publikimit të këngës së re

Hailey Bieber “kërcënon” Selenën pas publikimit të këngës së re

13:25 24/10/2019

Edhe pse kanë kaluar shumë pak orë nga publikimi i këngëve të Selena Gomez, rrjetet sociale janë “pushtuar” nga komentet e fansave.

“Lose You To Love Me” dhe “Look At Her Now”, janë dy projektet e sjella nga Selena dhe të gjithë janë duke folur se produksionet muzikore i drejtohen ish të dashurit të saj, Justin Bieber.

Por edhe Hailey, menjëherë ka reaguar pas publikimit të këngës. Në Instastory, ajo ka postuar një foto të shkëputur nga kënga e Summer Walker’s, të titulluar “I’ll kill you”, që domethënë “Unë do të vras ty”.

Kjo këngë e Summer është si një paralajmërim, për të gjitha ato vajza që ndërhyjnë në lidhjen mes një çifti.

Menjëherë pas postimit, fansat e Gomez kanë krtitikuar postimin dhe janë “rebeluar” kundër saj me postime, duke qenë se janë të bindur, se një story e tillë i drejtohet Selenës për këngën e re./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi