Supermodelja Hailey Bieber gjithmonë është menduar se ka një fytyrë perfekte, por përmes disa fotografive ajo ka treguar të metat në fytyrën e saj.

Hailey Bieber ka zbuluar se vuan nga dermatiti perioral, ndërsa bashkëshorti i saj Justin është duke pasur akne të shumta.

Për “Glamour UK”, modelja 23-vjeçare rrëfeu se kjo sëmundje karakterizohet me skuqje inflamatore rreth gojës dhe prandaj preferon të përdorë sa më pak produkte në fytyrën e saj, për të ndihmuar në lehtësimin e gjendjes së saj.

“Unë kam dermatit perioral, kështu që produkte të caktuara më irritojnë lëkurën, duke më dhënë një skuqje të tmerrshme kruajtëse rreth gojës dhe syve”.

Ajo shtoi se asnjëherë nuk ka fjetur me make-up në fytyrë dhe gjithashtu sipas saj një faktor i rëndësishëm që ndikon në lëkurë është gjumi.

Gjumi dhe pushimi është kaq i rëndësishëm për lëkurën. Nëse jam duke punuar, duke udhëtuar shumë dhe orari im i gjumit ka kaluar, vërej që lëkura ime bëhet me të vërtetë e thatë”.

Hailey gjithashtu tregoi për Justin dhe problemet me akne, por që sipas saj, përmes disa produkteve kanë filluar të largohen. /tvklan.al