Modelja dhe këngëtari shpenzuan 250 mijë Euro në një javë

Hailey dhe Justin Bieber po shijojnë pushimet  e tyre në një hotel me pesë yje në Greqi.

Modelja, 24-vjeçare, ka postuar  një mori fotografish në Instagram gjatë pushimeve të saj me  partnerin 27 -vjeçar, dhe sigurisht ata nuk kanë  kursyer aspak në mënyrë që të kishin pushime të paharrueshme. Në një javë kanë harxhuar 250 mijë Euro.  

Ata shijuan qëndrimin e tyre  në apartamentin e famshëm të quajtur ‘Blue & You’ e cila është e pajisur me një pishine të madhe private me mermer.

Suita në të cilën ata qëndruan  mori më shumë se 1 vit kohë për t’u ndërtuar dhe është bërë prej afro 180,000 copa guri  mermerësh të punuar me dorë.

Çifti ka qenë në një turne evropian kohët e fundit ku pas vizitës së tyre në Francë ata po pushojnë momentalisht në ishullin grek Milos.

Klan News