“Ndalojeni seancën, mos u bëni pjesë e këtij mashtrimi”

E ashpër ishte deputetja opozitare, Rudina Hajdari, në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend.

Ajo bëri thirrje që të ndalohet seanca dhe deputetët të mos bëhen pjesë e asaj që e quan si mashtrim. Hajdari deklaroi që t’u jepet mundësia qytetarëve që të votojnë kë të duan për të sjellë në parlament.

“Kodi Zgjedhor sistemi ndryshohet njëherë jo sa herë tju dojë qejfi ju. Jepini mundësi shqiptarëve të votojnë për ata që duan të vijnë këtë parlament. Të ikin në kosh plehrash ata që s’e meritojnë. Ndalojeni këtë seancë dhe mos u bëni pjesë e këtij mashtrimi që bëhet këtu”, tha Hajdari. /tvklan.al