Hajdari: Bojkoti i zgjedhjeve, vetëvrasje politike – TV KLAN

Hajdari: Bojkoti i zgjedhjeve, vetëvrasje politike

"Zgjedhjet e vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin"

Pas deklaratës së ambasadës amerikane e cila nxit këdo që ka dëshirë të kandidojë të futet në zgjedhje, ka reaguar deputetja Rudina Hajdari.

Në një koment në Twitter, Hajdari shkruan se bojkotimi i zgjedhjeve është vetëvrasje politike.

“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve si një alternativë opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar dhe e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet”, shkruan Hajdari.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*