Deputetja Rudina Hajdari deklaroi nga foltorja e Kuvendit se gjykimin mbi vendimin e Presidentit, Ilir Meta e merr vetëm Gjykata Kushtetues.

“Ne vetëm mund të konstatojmë mbi aktin e Presidentit, gjykimin mbi vendimin e Presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese dhe ne duhet të jemi shumë të qartë. Sipas nenit 90 pika 2, mocioni për shkarkimin e Presidentit vjen me 35 deputetë që firmoset dhe i depozitohet kryetarit të Kuvendit që ka për detyrë të hapë një Komision Hetimor dhe më pas të shikojë, verifikojë pse Presidenti ka marrë këtë vendim, dhe më pas pasi Komisioni Hetimor ka bërë verifikimet ka për detyrë të dëgjojë Presidentin dhe në fund të përpilojë një raport që të diskutohet në Parlament dhe ti depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Fakti që në nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është një fatkeqësi e madhe sepse këtu është thelbi i të gjithë debatit dhe pse shqiptarët po shikojnë një lojë të shpifur dhe një tragjedi që vazhdon dhe na merr zvarrë të gjithëve. Gjykata është organi i vetëm që konstaton këtë shkelej. Por është detyra ime të konstatoj se pse ky Presidentit ka marrë një veprim që më vë në pikëpyetjet e tij”.

Deputetja Hajdari, tha se nëse palët nuk ulen të dialogojnë vendi do të futet në krizë më të madhe.

E para pse mendon Presidenti që më këtë veprim e zgjidh krizën? Nëse ai thotë se ky veprim është bërë si akt patriotik dhe zgjidh krizën dhe i vë palët brenda përgjegjësisë. Atëherë më thoni nëse palët nuk ulen dhe të bien në një datat tjetër, a nuk e fusin vendin në më shumë pasiguri? Nëse ne nuk gjejmë një zgjidhje dhe kemi një opozitë jashtë parlamentit atëherë çfarë negociatash do arrinë këto dy palë? Unë nuk e shikoj të mundur.

Pika dytë, pyetja që dua ti ngre Presidentit. Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikti,  atëherë a nuk është ky konflikt i pastër personal? Unë ngre pyetjen, ju mund të përgjigjeni sepse ai duhet të ulet me të gjitha palët. Duhet të ulen për të vendosur ku do jetë data tjetër e zgjedhjeve. A nuk ishte ky debati që u bë kur zoti Meta u zgjodh po nga parlamenti, President i Shqipërisë, më falni pse e zgjodhët President, Metën? Për vetëm një fakt, doni të zgjasnit jetëgjatësinë e tij politike. A nuk ishte Zoti Meta në konflikt interesi kur zgjidhi gruan kryetarë të LSI-së? Pse nuk e ngritët këtë problem, pse nuk bëtë një mocion për debat. Ky është një akt i paprecedentë, kjo nuk duhet të ndodhë në një vend demokratik. Mazhoranca u bë palë më LSI dhe kjo u bë vetëm për një arsye, që të zgjasni pushtetin tuaj, deklaroi Hajdari./tvklan.al