Ky është momenti kur shefi i komisariatit të Divjakës Altin Shehu është përplasur me qytetaren Elisa Bita pasi kjo e fundit thotë se filmonte një mbledhje elektorale.

Ngjarja ka ndodhur në Divjakë ditën e sotme. Elisa Bita pretendon se është dhunuar nga shefi i komisariatit të Divjakës, i cili i mori telefonin pasi e pa që po filmonte.

Zonja është dërguar në spital dhe ka fraktura në trup. Për këtë ngjarje SHÇBA njoftoi se ka nisur hetimet, ndërkohë edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka urdhëruar hetim administrativ. /tvklan.al