Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 71 të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga një shpërthim në një naftësjellës në Meksikë. Sipas asaj që shkruan BBC, besohet se shpërthimi ndodhi për shkak të çarjes së tubacioneve nga hajdutë të naftës. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Tlahuelilpan, në shtetin Hidalgo.

Zyrtarët atje thonë se me dhjetëra persona tentuan që të mbushnin kontenierët, një moment që shpërtheu zjarri. Pamjet e shfaqura në televizionet lokale tregonin flakë të mëdha, e njerëz me djegie të rënda në trup.

Vjedhja e naftës është diçka e zakonshme në disa prej komuniteteve meksikane. Qeveria përllogarit se vitin e shkuar, ky fenomen i kushtoi shtetit rreth 3 miliardë dollarë dëm.

Kompania shtetërore e naftës Pemex, në një deklaratë për mediat tha se zjarri ishte shkaktuar nga shpimet e paligjshme.

Mijëra marinsa janë vendosur për të ruajtur tubacionet dhe transporti i naftës është ndaluar tërësisht në disa vende. Kjo politikë ka çuar në nevojën për të mbushur çisternat me naftë, ndërsa shumë karburante nëpër vend nuk furnizohen.

/tvklan.al