Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Selim Mcini, i cili disponon 5600 m2 tokë dhe Kamzë dhe ia kanë zaptuar 4 persona të tjerë, duke i lënë vetëm 1600 m2. Këtë pronë që i ka ngelur, z.Mcini kërkon ta rrethojë, por administratori i zonës nuk ia pranon.

Në Bashkinë e Kamzës, vijojnë të këmbëngulin se kanë dhënë përgjigje, që aty nuk ka projekt për rrugë.

Denoncuesi: Kam pronën e lirë. Ai administratori më tha “nxirr një certifikatë të veçantë për pronën e lirë, që të bësh rrethimin”. Tani ai nuk ma jep. Unë e nxorra certifikatën.

Punonjësja: Tani, ç’a të bëj unë, që s’ta jep administratori?

Denoncuesi: Unë nuk kam…

Punonjësja: Ti e ke marrë përgjigjen në mënyrë zyrtare, që nuk ka asnjë projekt rruge të parashikuar.

Denoncuesi: Nuk ka projekt rruge aty.

Punonjësja: Po, nuk ka!

Denoncuesi: Ai thotë, që unë s’mund të ndërpres tjetrin, që ka bërë rrugën edhe të vazhdosh ti të punosh në pronën tënde. Ai e ka hap rrugën pa leje, vetëm me kokën e tij.

Punonjësja: Kjo është përgjigja, që ke marrë në mënyrë zyrtare. Kjo është përgjigja.

Denoncuesi: Po nuk më jep shkresën administratori.

Punonjësja: Tani, ç’të të them unë, që s’ta jep administratori?! Duhen disa letra, që të ta japi! Përderisa s’ta jep, do të thotë, që s’mund të ta japi. Tani të ta shpjegojë ai, se nuk jam unë kompetente për këtë pjesë!

Por administratori nuk e njeh as përgjigjen e bashkisë dhe as certifikatën e pronësisë, duke mbajtur anën e zaptuesve të tokës dhe falsifikuesve të dokumenteve.  /tvklan.al