Hajdutët si policë po bëjnë kërdinë

Hajdutët si policë po bëjnë kërdinë

21:01 23/05/2020

Grabitësit me uniforma terrorizuan sot një të ri në rrugën e Fushë-Krujës

Ky është Servet Brihmani. Mëngjesin e sotëm ishte nisur për në Dibër që të shoqëronte një moshuar për te familje. Por është përballur me një ngjarje të pazakonte. Persona të veshur si policë dhe të armatosur e kanë ndalur dhe më pas i kanë vjedhur gjithçka.

Pas denoncimit që ai ka bërë në Fushë-Krujë për këtë ngjarje. Ai ka vënë re se telefoni i tij që i ka mbetur në makinën e vjedhur, është ende i ndezur. Ndaj i është drejtuar Drejtorisë së Policisë Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme për për të gjurmuar sinjalin e telefonit që të shkojnë te grabitësit.

Kjo ngjarje e ka tronditur shumë pasi hajdutët kanë qëlluar edhe me armë. Ndërkohë që tregon se nuk e di nëse qytetarët duhet t’i ndalojnë më forcave të policisë apo jo.

Ngjarje të tilla ku janë vjedhur banesa nga persona të veshur si policë kanë ndodhur edhe më herët. Po me situatën e koronavirust Policisë së Shtetit i është dhënë edhe më shumë fuqi. Me shtyrjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 Qershor, dhe me heqjen e disa të drejtave kushtetuese, policia ka të drejtën të bëjë kontroll vetjak, kontroll të automjetit por edhe të banesës.

Ndërkohë që me mungesën e numrit te identifikimit qytetarët nuk kanë mundësi të vërtetojnë nëse ata që i ndalojnë janë punonjës të vërtetë policie apo të rremë.

Klan Plus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo