Tjetër padi për përdorimin pa leje të këngëve në fushatën elektorale

Ylli i Rrokut, Neil Young do të hedhë në gjyq presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ky vendim u mor pasi kreu i superfuqisë botërore ka përdorur muzikën e tij gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, presidenti amerikan po shkel të drejtat e autorit me akte të tilla.

Lidhur me këtë iniciativë të Young, fushata e Trump apo edhe ai vetë, nuk kanë bërë asnjë koment. Neil është ankuar edhe në vitin 2015, por siç është shprehur vetë ai, një ankesë e tillë është injoruar me dashje.

Këngëtari, tashmë zyrtarisht shtetas amerikan, ka kërkuar një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh për shkelje. Këngët e tij janë përdorur në tre ture elektorale nga presidenti Trump, atë në Tusla, Oklahoma dhe vizitën në malin Rrushmore në Korrik të këtij viti. 

74-vjeçari është futur dy herë në Rock and Roll Hall of Fame-së pari si një artist solo dhe më pas me grupin e tij të vjetër Buffalo Springfield. Ai nuk është muzikanti i vetëm i zemëruar nga presidenti amerikan për përdorimin e materialit të tyre. Nismës së tij i janë bashkuar edhe këngëtarë të tjerë si Mick Jagger dhe Keith Richards dhe Sir Elton John.

Ata kanë dërguar edhe një letër të hapur, përmes së cilës i kërkojnë qeverisë që këngët e tyre të mos përdoren më pa leje. Sipas organizatës për të drejtat e muzikës BMI, licencat e rregullta muzikore të lëshuara në salla koncertesh dhe ambiente të tjera nuk përfshijnë tubimet politike.

Kandidatët politikë duhet të marrin një leje të veçantë të subjekteve politike, e cila u lejon atyre qasje në 15 milionë këngë. Megjithëse fushata e Trump e ka një licencë të tillë, artistët kanë të drejtën e tyre që ta heqin emrin.  

Klan Plus