Të hënën e kaluar, një hajdut u kap në Toronto, duke vjedhur veshje për një intervistë pune. Niran Jeyanesan shkoi për ta arrestuar, por u prek nga historia e 18 – vjeçarit, ndaj vendosi t’ia dhuronte rrobat.

Tani oficeri ka zbuluar se i riu e ka fituar vendin e punës dhe se do të fillojë javën e ardhshme.

“Ai fillon punë të hënën,”

tha Jeyanesan për CP24 të Kanadasë nëpërmjet e-mail.

“Ai më tha që kishte veshur këmishën dhe kravatën. Jam shumë i lumtur!”

Oficeri u shpreh se stafi i Walmart e kishte kapur hajdutin në përpjekje për të vjedhur një këmishë, kravatë dhe çorape.

“Ky i ri po përballet me vështirësitë e jetës, ndaj po përpiqej t’i rregullonte të gjitha, duke siguruar të ardhura për familjen e tij dhe duke u përpjekur për të gjetur një punë”

, tha z. Jeyanesan.

“Ky person nuk kishte burime të ardhurash. Ai donte vetëm të shkonte ta fitonte atë punë, por  mendoj se ai bëri një gabim.”

Djali i kishte thënë oficerit se i ati ishte i sëmurë dhe si pasojë familja e tij kishte kaluar periudhë të vështirë.

Oficeri Jeyanesan u shpreh se falë “disa miqve që ishin të gatshëm të ndihmonin”, tani burri është gjithashtu i punësuar.

Duke folur për BBC më datë 7 Gusht, punonjësi Paul Bois vlerësoi veprimin e tij.

“Arrestimi i tij nuk do të ishte në interesin e askujt”,

tha ai.

“Unë reagova shumë pozitivisht ndaj lajmit sepse çështja u zgjidh nga veprimi i oficerit. Ai shfaqi qëllimin tonë për të qenë modelë pozitiv në komunitet.”/

tvklan.al