Një mashtrim i ri në Tik Tok sapo është zbuluar dhe ka si synim të joshë përdoruesit naivë duke i bindur ata se mund të heqë filtrin që fsheh imazhet e njerëzve nudo në platformën sociale, por në të  vërtetë shkarkon një virus në pajisjen e tyre.

Hetuesi Guy Nachshon i platformës “Checkmarx” zbuloi komplotin ndërsa vuri re  “Sfidën e padukshme” në platformën sociale, ku dikush filmon veten i zhveshur nudo duke përdorur efektin e turbullimit të imazhit.

Efekti heq trupin e personit nga videoja dhe lë vetëm një siluetë të turbullt të tij”, shkroi Nachshon. Më pas, dy llogari postuan video të ndryshme në Tik Tok ku flitej për një aplikacion që heq filtrin dhe shoqërohej nga një link për t’iu bashkuar një serveri në mënyrë që të shkarkohej.

Pasi përdoruesit klikon linkun që i çon në këtë faqe, ku gjoja ndodhen videot e ngarkuara që do shfaqen pa filtrin e vendosur mbi to.

Por në vend të videove, përdoruesit i shkarkohet një virus në celular. “Checkmarx” e ka raportuar dhe fshirë programin, por paralajmëron se kjo nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të tij./tvklan.al