Mund të konsiderohet si sulmi më i madh në historinë e kriptomonedhave, ku u morën fonde me një shumë totale 6.3 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për një sulm të madh kibernetik ndaj platformës Binance që ndodhi të enjten, bursa më e madhe në botë e tregtimit të monedhave digjitale.
Nga shifra totale e aseteve të prekura, hakerat arritën të marrin kontrollin e plotë të rreth 2.4 miliardë dollarëve në Bitcoin dhe Ethereum.
Falë reagimit të shpejtë të kompanisë, u ndalua menjëherë tërheqja e deri në 3 miliardë dollarëve.
Ekspertët e sigurisë kibernetike dyshojnë se prapa këtij sulmi të kryer brenda 20 minutave qëndron grupi “TraderTraitor”, i lidhur me Korenë e Veriut dhe rrjetin famëkeq “Lazarus Group”, që arriti të thyejë mbrojtjen dhe të kryejë veprimet përmes kompjuterit të një inxhinieri të kompanisë.
Ky sulm tejkalon me katër herë çdo rekord të mëparshëm në këtë sektor. Pavarësisht humbjeve marramendëse, drejtuesit e Binance garantuan se fondet e përdoruesve janë të sigurta dhe se kompania do të mbulojë vetë të gjitha dëmet financiare.
/tvklan.al












Botërori 2026 