Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën ndaj 11 lazaratasve të cilët akuzohet per sulmin ndaj policisë qershorin e 2015, ku mbeti i vdekur efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.

Shkak është bërë mungesa e 7 kolegëve të viktimës, të cilët kanë qenë atë ditë në operacion. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako me anë të një letre i ka kërkuar gjykatës që seanca ku do dëgjohen dëshmitë e efektivëve të zhvillohet me dyer te mbyllura, kjo për të ruajtur të dhënat e oficerëve.

Ndërsa vetë RENEA kërkoi njoftimin në një kohë të arsyeshme për të planifikuar dëshminë e oficerëve në gjykatë, pasi janë të angazhuar në detyrë. TV KLAN