Futbollisti  firmosi një kontratë pesë-vjeçare, Interi përfiton 60 milione Euro, plus 11 bonus

Ashraf  Hakimi është zyrtarisht një futbollist i PSG-së. Lojtari maroken ka firmosur një kontratë me klubin parisien deri në vitin 2026. Interi do të përfitojë 60 milionë Euro, plus 11 milionë Euro të tjera bonuse. Mbrojtësi i krahut largohet nga zikaltrit pas vetëm 1 viti, ku ai fitoi titullin kampion.

Interi falenderoi Hakimin për sezonin e luajtur dhe e uroi për të tjera suksese.

Futbollisti u shpreh mjaft i lumtur për klubin e tij të ri. Ai do të përfitojë në total 40 milionë Euro në pesë vitet e ardhshme.

“Sot ndjehem shumë krenar. Pas përvojave të mia në Spanjë, Gjermani dhe Itali, PSG-ja më ofron mundësinë për të zbuluar një kampionat të ri. Mezi sa po pres! Ndaj të njëjtat ambicie të mëdha me stafin dhe lojtarët dhe do të bëj gjithçka për të përmbushur pritshmëritë”

Edhe presidenti i PSG-së, Naser El-Khelaifi foli për blerjen e re të klubit dhe e cilësoi Hakimin si më të mirin në botë.

Klan News