Në Suzuka të Japonisë u zhvillua gara për çmimin e madh të Formula Uno-s. Emocionet më të mëdha ishin midis Ferrari dhe McLaren ku përkatësisht për Ferrarin pilotojnë Shumaker dhe për McLaren Hakinen. Në xhiron e 32-të makina e Shumaker pësoi defekt dhe doli jashtë piste ku si pasojë  u rendit në vend të fundit. Hakinen shpallet fitues për këtë sezon të Formula Uno-s. Fituesit e gjithë kësaj gare janë : Në vendin e parë Hakinen, në vendin e dytë Irvain, i pasuar nga Kulthard. Në renditjen për konstruktor vendin e parë e fitoi sërish Hakinen me Mc Laren, duke u pasuar nga Shumaker me Ferrari. Për Shumakerin ishte fundi ndërsa për rivalin e tij ishte vetëm fillimi i shpallur si kampion bote.

Pamje gara me makina Formula 1. Shumaker, Hakinen./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti